Stuhia Ciaran ka marrë një jetë, ndërsa 1.2 milion familje janë pa energji sot dhe pjesë të Britanisë e Normandisë janë në alarm të kuq për erëra të forta, ndërsa pjesa tjetër e Francës veriperëndimore është në alarm portokalli, njoftuan zyrtarët.
Në departamentin Finistère në Bretaninë perëndimore, ku u regjistruan erëra deri në 207 km/h në Pointe-du-Raz, dy persona u plagosën lehtë dhe trafiku rrugor u mbyll deri në një njoftim tjetër, tha prefekti Alain Espinas për radiostacionin RTL.
“E përsëris: qëndroni në shtëpi”, theksoi Espinas.
Ministri i Transportit Clement Bonn tha për radion France.info se një shofer kamioni vdiq në departamentin Ain, në verilindje të Parisit, kur një pemë ra mbi kamionin e tij.
"Kjo tregon se, edhe në rajonet që nuk janë në alarm të kuq, ka një rrezik shumë të lartë në rrugë", tha Bohn.
/Motilokal.com
