Moti në Kosovë: Çfarë parashihet të mbajë në fundjavë?

Moti në Kosovë: Çfarë parashihet të mbajë në fundjavë?

Moti të premten në Kosovë do të jetë paradite pjesërisht me re e intervale me diell, ndërsa nga mesdita me vranësira e reshje lokale shiu. Gjatë kësaj dite priten erëra të forta, kryesisht në Zonën e Dukagjinit.

Të shtunën parashihet mot i ftohtë, kryesisht me vranësira e reshje shiu, të shoqëruara me erëra.

E diela parashihet të mbajë mot i ftohtë, me diell dhe vranësira.

/Motilokal.com