Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht me vranësira e erë të fortë, herë pas here të fortë nga drejtimi jugor mbi 60 km/h. Pasdite nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të ketë reshje shiu fillimisht në pjesët perëndimore. Gjatë orëve të natës reshjet do të përhapen kudo dhe në vend do të jenë më të shumta, të ndjekura me bubullima.
Dita e shtunë do të jetë me vranësira e reshje shiu, vende-vende të dendura, herë pas here të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima.
E diela pritet të mbajë me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare. Nga fundi i ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme në pjesët perëndimore.

/Motilokal.com
