Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira të shoqëruara me reshje shiu dhe erëra.
Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë me vranësira e intervale me diell dhe riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 6 deri në 10 °C. E diela parashihet me vranësira, reshje shiu dhe erëra. Temperatura pritet të luhaten nga 7 deri në 12 °C.
Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë kryesisht me vranësira e intervale me diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 1 deri në 10 °C. E diela pritet të jetë pjesërisht me vranësira, diell dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me erëra. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 12 °C.
Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperatura do të luhaten nga 7 deri në 11 °C. E diela parashihet të jetë me reshje shiu paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Termometri pritet të shënon temperatura prej 10 deri në 11 °C.
Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën nga 7 deri në 10 °C. Dita e diel do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperatura do të lëvizin prej 9 deri në 11 °C.
Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë me vranësira e reshje lokale shiu dhe erëra. Temperaturat do të lëvizin prej 8 deri në 10 °C. E diela parashihet kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 9 deri në 10 °C.
E shtuna në Shtutgart do të jetë pjesërisht me re e reshje lokale shiu dhe erëra. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 5 deri në 10 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 10 deri në 11 °C.
/Motilokal.com
