Reshjet e shiut bllokojnë Rrugën e Arbrit

Reshjet e shiut bllokojnë Rrugën e Arbrit

Reshjet e shiut kanë përfshirë edhe Rrugën Arbrit duke e bërë thuajse të pakalueshme për rreth dy orë.

Vërshimet dhe dherat kanë sjellë përmbytje në tunele.

Po ashtu uji ka përmbytur urën e fshatit Fshat për shkak të mosfunksionit të sistemit kullues mbi urë dhe kanaleve që vijnë nga tunelet 2 dhe 3 në anën e fshatit Shkallë.

Policia Rrugore ka apeluar drejtuesit të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në këto akse ose të përdorin aksin e vjetër.

/Motilokal.com