Reshjet e dendura të shiut, era e fortë dhe stuhia që ka përfshirë gjithë territorin e Bashkisë Korçë ka shkaktuar dëmtime në fasadën e një prej pallateve në Zonën Këmbësore të qytetit (pallati i ish Mapo-s).
Sipas Bashkisë Korçë në gatishmëri të plotë janë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike kanë ndërhyrë menjëherë për të evidentuar dëmet e shkaktuara, për të pastruar terrenin si edhe për të monitoruar pjesët e tjera të veshjeve me gips të fasadës.
“Ekipet e bashkisë vijojnë të jenë në terren për çdo rast emergjent që mund të shkaktojë kjo situatë e pazakontë e motit”, thuhet në njoftim.
/Motilokal.com
