Stuhia Ciaran bën kërdi në Evropë: Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra në nivel uragani

Stuhia Ciaran bën kërdi në Evropë: Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra në nivel uragani

Të paktën 12 persona kanë vdekur deri më tani si pasojë e stuhisë Ciaran, e cila ka goditur Evropën Veriperëndimore me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta që kanë arritur nivelet e uraganit, duke kaluar mbi 200 kilometra në orë. Përveç 5 të vdekurve në Toskanë, në Belgjikë humbën jetën një djalë 5-vjeçar dhe një grua 64-vjeçare nga rrëzimi i një peme, ndërsa tre persona të tjerë humbën jetën në Holandë, Spanjë dhe Gjermani.

Siç tha presidenti francez Emmanuel Macron, ai do të vizitojë rajonin e Brittany për shkak të dëmeve të shkaktuara nga erërat e stuhishme, të cilat sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të vendit thyen të gjitha rekordet në shpejtësi, veçanërisht në pjesët perëndimore të Brittany. Stuhia shkaktoi gjithashtu kërdi në transportin ajror, hekurudhor dhe detar, duke mbyllur portin e Antwerpen dhe duke anuluar fluturimet nga Brukseli, si dhe aeroportin ndërkombëtar të Amsterdamit.

/Motilokal.com