Huawei prezanton Nova 11 SE, këto janë specifikat

Huawei prezanton Nova 11 SE, këto janë specifikat

Celulari më i fundit nga Huawei është Nova 11 SE, i cili sot zyrtarisht u lansua me një kamerë 108 megapikselë dhe dihen edhe specifikat e tjera të pajisjes.

Thashethemet e shumta për këtë pajisje rezultuan të vërteta. Huawei Nova 11 SE është një telefon i mundësuar nga çipi Snapdragon 680 LTE dhe madhësia e ekranit OLED është 6.67 inç me rezolucion FullHD dhe një shpejtësi të rifreskimit të ekranit prej 90 Hz. E veçanta e kësaj pajisjeje është trashësia e saj prej vetëm 7.39 milimetrash. Kur bëhet fjalë për hapësirën e ruajtjes, ai vjen me 256 ose 512 GB memorie dhe mundësohet nga Harmony OS i Huawei.

Në pjesën e pasme, ka një kamerë 100 megapikselë e mbështetur nga një kamerë e gjerë tetë megapikselë dhe një kamerë makro dhe DOF 2 megapikselë. Ka një kamerë 32 megapikselë në pjesën e përparme.

Bateria është 4500 mAh dhe mbështet mbushje të shpejtë 66W, i cili, sipas Huawei, mundëson mbushje nga zero në njëqind për qind në 32 minuta. Vjen në tre ngjyra: jeshile, e zezë dhe e bardhë.

Telefoni u lansua në Kinë, por për momentin nuk dihet nëse do të dalë në tregun global.

/Motilokal.com