Pas një periudhe të pazakontë të temperaturave të larta edhe në Alpe, dje për herë të parë këtë vit janë shënuar reshjet e para të dendura të borës edhe në lartësitë e mesme dhe të ulëta të Alpeve mes Piemontes në Itali, si dhe mes Francës dhe Zvicrës. Në fakt, në pjesët veriperëndimore të Alpeve, reshjet e borës përfunduan në një lartësi prej më pak se 1100 metra, duke krijuar më në fund një skenë të bukur dimërore, ndonëse me vonesë.

Reshje bore ranë edhe në Zermatt, i cili është një qytet i vendosur në lartësinë 1600 metra mbi nivelin e detit në Zvicër, ndërsa reshje të konsiderueshme dëbore ranë në disa zona të Torinos, në lartësinë 1200 deri në 1300 metra mbi nivelin e detit.

/Motilokal.com
