Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar rreth orës 14:50 në Shqipëri. Sipas Institutit të Gjeoshkencave epiqendra e tërmetit ishte në Bradashesh të Elbasanit.

Thellësi e tërmetit ishte 15 kilometra. Shumë qytetarë kanë shkruar në rrjetet sociale "a e ndjetë tërmetin". Po ashtu dridhjet janë ndjerë shumë në Tiranë.

/Motilokal.com