Era e fortë shkakton dëme në kryeqytet

Era e fortë shkakton dëme në kryeqytet

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të erërave të forta janë shkaktuar disa dëme në ndërtesa dhe rrugë të kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook kjo drejtori, ekipet kanë dalë në terren për sanimin e këtyre dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër.

“Ju lutemi të keni kujdes të shtuar, shmangni në maksimum lëvizjet e panevojshme dhe për çdo rast lajmëroni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44”, thuhet në njoftim.


/Motilokal.com