Pas reshjeve të shiut, majat e bjeshkëve të Kosovës u zbardhën nga fjollat e para të borës për këtë vit. Gjatë ditëve në vijim parashihen reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave, ku pritet depërtimi i masave të ftohtat të ajrit.
Sipas zhvillimeve të situatës sinoptike në mes javë mund të kemi edhe reshje bore në viset malore, por parashikimet na tregojnë që fundjavën e ardhshme (12 nëntor) të ketë reshje bore në Rugovë, Brezovicë, Prevallë dhe Dragash (Brod).
Motilokal do ju mbajë të informuar më me të rejat nga moti në vend, rajon dhe Europë.

Rugovë

Brezovicë

Dragash
/Motilokal.com
