Moti në Kosovë i ndryshueshëm, me shi dhe diell

Moti në Kosovë i ndryshueshëm, me shi dhe diell

Moti në Kosovë për këtë fundjavë do të jetë kryesisht vranët dhe me të reshura shiu, ku gjatë ditës së premte do të jenë më të vazhdueshme, ndërsa të shtunën dhe të dielën do të kemi mot më të butë. Në vise malore priten reshje bore.

Mëngjesi i ditës së premte do të mbajë mot me vranësira, kurse mesdita me reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

E shtuna do të ketë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 6 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

E diela do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga -2 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit./Motilokal.com