Dogana e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga data 1 janar të vitit 2024 nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2014.
Kujtojmë se qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj i cili thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.
Mbështetësit e ligjit kanë thënë në atë kohë se veturat e vjetra e ndotin ambientin, kryesisht përmes lirimit më të madh të gazrave.

/Motilokal.com
