Xiaomi po zgjeron fushën e aktivitetit të saj teknologjik dhe tani ka filluar të marrë formë depërtimi i saj i parë në botën e veturave elektrike.
Fotot e reja të spiunazhit kanë ofruar pamjen e parë të modelit të parë elektrik të Xiaomi. Këto foto vijnë nga platforma sociale kineze Xiaohongshu dhe tregojnë një sedan elektrik me një dizajn modern, i cili është i dukshëm pavarësisht kamuflazhit strategjik dhe mungesës së komponentëve.

Fotot tregojnë dyert pa kornizë, dorezat e fshehura të dyerve që do të kontribuojnë në aerodinamikë, dhe gjithashtu ka një portë karikimi në pjesën e pasme të veturës. Logoja e Xiaomi zbukuron altoparlantët e derës.

Ambiciet e veturave të kompanisë u zbuluan për publikun më 30 mars 2021, kur prodhuesi i smartfonëve njoftoi një investim prej 1.28 miliardë eurosh në fazën e parë të projektit të veturës. Në dhjetë vitet e ardhshme pritet të investohen gjithsej 9 milionë euro, çka tregon se Xiaomi është serioz për ambiciet e saj.

Plani i Xiaomi për industrinë e automobilave përfshin vendosjen e ndikimit të rëndësishëm në Pekin. Plani është ndërtimi i një selie shumëfunksionale që do të përfshijë shitjet, kërkimin dhe zhvillimin, si dhe një fabrikë prodhimi në Yizhuang të projektuar për të prodhuar 300,000 vetura në vit.

Edhe pse kompania nuk flet shumë për progresin e saj në sferën e veturave elektrike, Xiaomi ka ende një momentum të qëndrueshëm dhe prodhimi i modelit të parë duhet të fillojë në vitin 2024.
/Motilokal.com
