Parashikimi i sinoptikëve për këtë fundjavë në Maqedoni

Parashikimi i sinoptikëve për këtë fundjavë në Maqedoni

Parashikimi i motit për ditën e premte në Maqedoninë Veriore, do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 6 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të verilindjes.

Ndërsa mëngjesi i së shtunës do të jetë me vranësira, mesdita do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 6 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit.

Dita e diele do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 1 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të lindje-verilindjes./Motilokal.com