Kjo është vlera e manganit në ujin e Badovcit

Kjo është vlera e manganit në ujin e Badovcit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka thënë se janë duke bërë monitorimin dhe përcjelljen në vazhdimësi të cilësisë së ujit të Liqenit akumulues të Badovcit, të destinuar për pije dhe se nuk ka vend për panik.

Sipas IKSHPK-së analizat e fundit laboratorike tregojnë se akoma nuk janë arritur standardet e përcaktuara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021, cilësia e ujit për konsum nga njeriu.

Ndërsa sipas burimeve te Motilokal gjendja e managnit është ardhja është 0.315 mg/lit dhe dalja është 0.067 ng/lit.

Ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badovcit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm.

IKSHPK apelon qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badovcit se:

  • Uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera;
  • Uji nuk duhet të vlohet para përdorimit për shkak të mundësisë së koncentrimit të manganit;
  • Uji në rajonet që furnizohen nga liqenet akumulues Batllava dhe Ujmani mund të përdoren për pije pa përkufizim.

Përveç këtyre të dhënave që IKSHPK i publikon çdo tre ditë të njejta, pa informacione më të detajura se sa ka rënë vlera e manganit.

/Motilokal.com

/Motilokal.com