Pas stuhisë Ciaran që la pas 18 të vdekur dhe shkatërrime të mëdha në shumë vende të Evropës, tashmë një sistem i ri i fuqishëm barometrik me emrin Domingos, pritet të godasë me erëra stuhie dhe shira të dendur 14 departamente të Francës, me shpejtësi deri në 152 kilometra në orë. Tashmë sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të vendit, në shumë zona po regjistrohen erëra me stuhi, të cilat kanë shkaktuar rënie të shumta pemësh dhe ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike.
Edhe pse stuhia Domingos është më pak e fuqishme se stuhia Ciaran që mori jetën e 18 personave në Francë, Itali, Gjermani, Spanjë, Belgjikë dhe Holandë, ende pritet, sipas meteorologëve, të shkaktojë dëme të reja në zonat e prekura tashmë, si pasojë e të cilit aparati shtetëror është në gatishmëri të lartë në zonat e lartpërmendura të Francës, pasi numëron tashmë dy të vdekur dhe 47 të lënduar nga stuhia Ciaran.
/Motilokal.com
