Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmëruar për reshje shiu me intesitet të lartë dhe mundësinë për vërshime të shpejta në disa zona të Kosovës.
“Gjatë orëve të paradites (e mërkurë 08/11/2023), kanë filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intensitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perëndimore, qendrore dhe veri-lindore) të cilat mundtë shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj”, thuhet në njoftim.
Sipas IHMK-së nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuotat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.
/Motilokal.com
Foto: Sefer Aliqkaj
