Rrebeshe shiu, pezullohet qarkullimi për mjete dhe këmbësorë në disa zona të Vlorës

Rrebeshe shiu, pezullohet qarkullimi për mjete dhe këmbësorë në disa zona të Vlorës

Qyteti i Vlorës mëngjesin e sotëm është zgjuar me reshje shiu të shumta, e cila ka bërë të përmbyten shumë rrugë dhe lagje. Lëvizja e njerëzve dhe e automjeteve është bërë tepër e vështirë, ku bashkia ka pezulluar përkohësisht lëvizjen.

Lagja “Pavarsia”, zona e Skelës, “28 Nëntori, “Rilindja” dhe të tjera zona janë nën “pushtetin” e reshjeve të dendura. Situata e krijuar ka sjellë problematika në qarkullimin e mjeteve, duke vështirësuar kryerjen e punëve të përditshme për qytetarët.

Rrugët më problematike ku është pezulluar çdo lëvizje si e mjeteve por dhe kalimtarëve,janë rruga “Hasan Kushta” dhe “Xhebro Gjika”, përkatësisht lagjet “Rilindja” dhe “28 nëntori”.

/Motilokal.com