Reshjet e mëdha të shiut përmbytin rrugët në Durrës

Reshjet e mëdha të shiut përmbytin rrugët në Durrës

Moti i keq, me reshje të dendura shiu ka përfshirë mëngjesin e sotëm të gjithë territorin e Shqipërisë.  

Një nga qytetet e prekura nga reshjet e dendura të shiut është edhe Durrësi, ku disa prej rrugëve të qytetit janë përmbytur.

Mësohet se rrugët pranë kryqëzimit të stadiumit në lagjen 17 si dhe pjesërisht në lagjen 18, u bën të pakalueshme.

Menjëherë niveli i ujit arriti të dalë në trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonat e përmbytura.

/Motilokal.com