Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, bëri të ditur sot se rikthimi i reshjeve intensive në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika.
Ministria njofton se, po punohet nga forcat në aksin rrugor Skuraj–Burrel, ku ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin.
Gjithashtu në njoftim thuhet se ka prani uji në oborret e disa shtepive në Mirditë, për shkak të daljes së përroi të Zmejës nga shtrati.
Po ashtu, kjo ministri thekson se, situata po monitorohet në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”.
Po ashtu po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër, nënvizon Ministria e Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes thekson se, të gjitha forcat janë në terren për të shmangur çdo problematikë që shfaqet.
/Motilokal.com
