Deri në këtë stinë do të zgjasë fenomeni El Nino

Deri në këtë stinë do të zgjasë fenomeni El Nino

Fenomeni El Nino, siç vlerësojnë ekspertët, do të zgjasë të paktën deri në pranverën e vitit 2024.

Sipas një njoftimi të Organizatës Botërore Meteorologjike të OKB-së, ka 90% mundësi që fenomeni El Nino të zgjasë deri në prill të vitit 2024 dhe këtë dimër të arrijë kulmin.

Në shtator, "temperaturat sipërfaqësore në Paqësorin ekuatorial qendror-lindor shfaqën karakteristikat e një episodi mesatarisht intensiv të El Ninos, ndërsa temperaturat nëntokësore në Paqësorin ekuatorial lindor ishin shumë mbi mesataren", shpjegon OKB.

"Kjo përmbajtje nxehtësie më e lartë se normalja ka favorizuar rritje të qëndrueshme të temperaturave të sipërfaqes së detit gjatë katër muajve të fundit dhe pritet të shkaktojë rritje të mëtejshme (megjithëse më të dobëta) në këto temperatura në muajt e ardhshëm, në varësi të intensitetit dhe natyrës së atmosferës”, sipas WMO-s.

Sipas ekspertëve, dobësimi gradual i El Ninos nuk pritet të ndodhë deri në pranverën e vitit 2024, në hemisferën veriore, ndërkohë që mundësia e ftohjes së motit është pothuajse zero.

Pas kësaj vere, me temperaturat mesatare më të larta globale të regjistruara ndonjëherë, Copernicus njoftoi që në shtator se për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes së oqeanit, ekziston një mundësi e madhe që viti 2023 të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar”. Ky parashikim ndahet nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së, e cila njoftoi se ka një shans 99% që viti 2023 të jetë një vit me temperatura të larta rekord.

“Viti i ardhshëm ka të ngjarë të jetë edhe më i ngrohtë. Kjo është qartë dhe padyshim për shkak të përqendrimeve në rritje të gazeve serrë që bllokojnë nxehtësinë e shkaktuar nga aktivitetet njerëzore. Ngjarjet ekstreme si valët e të nxehtit, thatësirat, zjarret në pyje, reshjet e dendura dhe përmbytjet do të rriten në disa zona me ndikime të rënda”, tha në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike profesor Petri Taalas.

/Motilokal.com