Belgjika dhe Holanda regjistrojnë rekord të temperaturave deri në 39.9 °C

Belgjika dhe Holanda regjistrojnë rekord të temperaturave deri në 39.9 °C

Meteorologët belgë kanë raportuar se janë regjistruar temperaturat më të larta rekorde prej 39.9 °C në Holandë dhe Belgjikë, më të lartat në ato vende. Kjo pasi Europa perëndimore është përfshirë nga një valë e të nxehtit që ka ndërprerë transportin dhe ka shkaktuar dëme të tjera.

Meteorologu David Dehenauw, në Institutin Mbretëror të Meteorologjisë (IRM), tha se temperaturat prej 39.9 °C është regjistruar në bazën ushtarake Kleine-Brogel, rreth 100 km në verilindje të Brukselit dhe pranë kufirit holandez.

Ai tha se temperatura e regjistruar prej 38.9 °C paraqet temperaturën më të lartë të matur në Belgjikë nga fillimi i matjeve në vitin 1833, duke paralajmëruar se temperaturat priten të rriten edhe më tej.

Rekordi i fundit i temperaturave ishte më 27 qershor të vitit 1947, kur ishin regjistruar temperaturat deri në 38.6 °C.

Instituti mbretëror meteorologjik holandez, gjithashtu përmes Twiterit, kumtoi se në Holandë në vendin Gizle-Rijen janë regjistruar temperaturat më të larta deri në 38.8 °C.

Meteorologët kanë parashikuar rritje të temperaturave në disa vende, përfshirë Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë dhe Holandën. /Motilokal.com/