Shi, stuhi e përmbytje në Shqipëri

Shi, stuhi e përmbytje në Shqipëri

Moti në Shqipëri gjatë ditës së premte dhe fundjavës pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, të shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Gjatë këtyre ditëve pritet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Sipas parashikimeve priten reshje të dendura shiu, që mund të shkaktojnë vërshime të shpejta e përmbytje në disa zona të Shqipërisë.

Qarqet më të rrezikuara janë Shkodra, Kukësi, Dibra, Lezha, Tirana dhe Vlorë, ku mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

/Motilokal.com