Moti në Shqipëri gjatë ditës së premte dhe fundjavës pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, të shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
E premtja parashikohet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira, që më pas do të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me rrufe, bubullima dhe stuhi. Në viset e larta malore priten reshje bore. Për shkak të reshjeve të shiut parashihen edhe përmbytje më rrezikuarat janë Shkodra, Kukësi, Dibra, Lezha, Tirana dhe Vlorë, ku mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Të shtunën parashihet mot kryesisht me vranësira e reshje të dendura shiu, të shoqëruara me bubullima dhe stuhi.
Dita e fundit e javës e diela do të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me erëra dhe bubullima.

/Motilokal.com
