Moti në Kosovë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, të shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Ky sistem frontal pritet të sjell rënie të temperaturave, erëra, reshje shiu dhe borë në viset e larta malore.
Moti të premten në Kosovë do të jetë i ftohtë me vranësira, diell, erëra dhe reshje lokale shiu. Në viset malore mundësi pë reshje bore.
Të shtunën parashihet mot i ftohtë, kryesisht me vranësira e intervale me diell dhe riga lokale shiu, të shoqëruara me erëra. Në viset malore mundësi për borë.
E diela parashihet të mbajë mot i ftohtë, me diell dhe vranësira.

/Motilokal.com
