Shi apo diell? Ky është parashikimi i motit në Gjermani

Shi apo diell? Ky është parashikimi i motit në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira të shoqëruara me reshje shiu dhe erëra.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 3 deri në 8 °C. E diela parashihet me reshje të dobëta shiu dhe intervale me diell. Temperatura pritet të luhaten nga 5 deri në 7 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë kryesisht me diell dhe riga lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 4 deri në 7 °C. E diela pritet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 8 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot kryesisht me diell riga të dobëta shiu. Temperatura do të luhaten nga 6 deri në 8 °C. E diela parashihet të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 4 deri në 7 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të luhatën nga 5 deri në 7 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re e diell. Temperatura do të lëvizin prej 5 deri në 6 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me re e intervale me diell dhe riga shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 5 deri në 7 °C. E diela parashihet me mot pothuajse të kthjellët. Temperatura pritet të luhaten nga 2 deri në 7 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë pjesërisht me re e reshje të lehta shiu paradite, ndërsa pasdite me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 5 deri në 7 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 8 °C.

/Motilokal.com