Shi apo diell? Ky është parashikimi i motit në Zvicër

Shi apo diell? Ky është parashikimi i motit në Zvicër

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë me vranësira e reshje shiu dhe erëra. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 5 deri në 8 °C. E diela do të mbajë mot me vranësira e reshje të dendura shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 3 deri në 4 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 4 deri në 7 °C. Dita e diel parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu dhe llohë (borë me shi). Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 1 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë kryesisht me vranësira, intervale me diell e reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 9 °C. Moti të dielën parashihet me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 9 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 6 deri në 7 °C. Të dielën pritet mot me vranësira e reshje të mëdha shiu dhe erëra të forta. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 10 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 1 deri në 12. Parashikimi i motit për të dielën pjesërisht me re e intervale me diell dhe riga të dobëta shiu. Temperaturat do të luhaten nga 4 deri në 9 °C

/Motilokal.com