Përmirësohet cilësia e ujit në liqenin e Badovcit, të shtunë bëhet shpëlarja e rrjetit

Përmirësohet cilësia e ujit në liqenin e Badovcit, të shtunë bëhet shpëlarja e rrjetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën do ta bëjë shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga liqeni i Badovcit.

“Me rekomandim të DCBDU dhe IKSHPK gjatë ditës së nesërme, 11 nëntor 2023, e shtunë KRU" Prishtina" do të bëj shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badovc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të KRUP-së zonat që do kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njëjtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badovcit.

Ujësjellësi “Prishtina” njofton se autobotet janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi.

/Motilokal.com