Moti të shtunën në Shqipëri parashikohet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore. Moti do të jetë me vranësira e reshje shiu, vende-vende në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive me rrufe, bubullima dhe breshër. Për shkak të reshjeve të shiut mundësi për përmbytje në disa qarqe të Shqipërisë, kryesisht në veri. Në relievet malore në veri dhe në verilindje parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
Të shtunën termometri pritet të shënojë temperatura prej 12 deri në 14 °C.
/Motilokal.com
