Moti të hënën në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare kryesisht në orët e para të ditës dhe mbrëmje.
Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell.
Të mërkurën pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa ndërsa moti parashikohet me vranësira e alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu, vende-vende në formën e shtrëngatave të shoqëruara me rrufe e bubullima.

/Motilokal.com
