Po përgatiteni për fillim të javës? Njihuni me parashikimin e motit në Maqedoni

Po përgatiteni për fillim të javës? Njihuni me parashikimin e motit në Maqedoni

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell e vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Dita e martë do të mbajë mot me diell e vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

E mërkura do të jetë pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Reshje lokale do të ketë pasdite dhe gjatë natës.

/Motilokal.com