Brazil, regjistrohen temperatura rekord pavarësisht se është pranverë

Brazil, regjistrohen temperatura rekord pavarësisht se është pranverë

Një valë e fortë të nxehti goditi pjesën më të madhe të Brazilit gjatë fundjavës dhe në zemër të pranverës, me temperaturat më të nxehta të regjistruara në Rio de Zhaneiro si dhe në Sao Paulo. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të vendit, temperatura maksimale e regjistruar të dielën ka qenë në Iraja, e cila është një lagje në veri të Rio de Zhaneiros, me merkurin që ka arritur në 42.5 gradë Celsius dhe me temperaturën mbi 50.5 gradë Celsius, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 41.8 gradë Celsius të vendosur në shkurt në kulmin e verës në hemisferën jugore.

Por edhe në Sao Paulo, që është metropoli më i madh në Amerikën Latine, temperatura arriti në 36.9 gradë Celsius, që konsiderohet temperatura maksimale më e lartë e regjistruar në 19 vitet e fundit në muajin nëntor.

Sipas parashikimeve të meteorologëve të Institutit Kombëtar të Meteorologjisë (Inmet), vala e fortë e të nxehtit do të vazhdojë të prekë disa rajone të Brazilit deri të mërkurën e ardhshme. Për këtë arsye është vënë alarmi i kuq për shëndetin e banorëve që jetojnë në zonat jugore, lindore dhe qendrore-perëndimore të vendit, pasi temperaturat pritet të lëvizin deri në 5 gradë mbi normat normale të sezonit.

/Motilokal.com