Nga sot gomat dhe pajisjet dimërore të obligueshme, ndryshe gjobiteni

Nga sot gomat dhe pajisjet dimërore të obligueshme, ndryshe gjobiteni

Nga dita e sotme e martë, 15 nëntor, nis sezoni dimëror i ndërrimit të gomave të veturës nga kjo datë e deri me 15 mars, veturat duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore.

Përveç gomave të dimrit, veturat duhet të jenë të pajisura dhe t’i kenë me vete edhe pajisjet tjera dimërore siç janë zinxhirët e gomave, e në mungesë të posedimit të tyre mund të gjobiteni nga Policia e Kosovës.

Sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.

Gjithashtu gjatë kushteve dimërore ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i bashkësisë së mjeteve, të cilat nuk i kanë të vendosura pajisjet dimërore.

Shoferët që nuk e respektojnë këtë, dënohen për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurove.

Disa këshilla se si të ngisni veturën gjatë stinës së dimrit:

Operatori i pajisjeve nuk mund t’ju shohë dhe dukshmëria e juaj është e kufizuar për shkak të reshjeve të dëborës, mbani distancë për sigurinë tuaj.

Të gjitha pasqyrat dhe dritaret duhet të jenë plotësisht të pastruara për të përmirësuar dukshmërinë, por mos harroni të pastroni kapakun mbi motor, kulmin dhe kapakun tek bagazhi.

Pneumatikët e dimrit janë të shënuar me shenjë M+S, MS, M&S ose ndonjë shenjë tjetër identifikuese nga prodhuesi i pneumatikëve.

Kontrolloni filtrat (ajrin, vajin dhe lëndën djegëse), zëvendësojeni ata nëse janë të nevojshëm.

/Motilokal.com