Qoftë thjesht i lodhur apo është zakon, ndonjëherë thjesht bie në gjumë me dritën ndezur. Mund të zgjoheni më vonë dhe ta fikni ose thjesht të vazhdoni të flini, por gjithsesi duhet të shmangni dritën gjatë gjumit.
Sipas psikologes Shelby Harris, preferohet të flini në një dhomë të errët, sepse është një opsion më i mirë për shëndetin dhe gjumin tuaj. Ajo thekson se ekspozimi ndaj dritës, veçanërisht gjatë natës, mund të prishë ciklin tuaj të gjumit.
Do ta keni më të vështirë të bini në gjumë
Drita i jep trurit tuaj një sinjal se ju duhet të zgjoheni, dhe përkundrazi, errësira dërgon një sinjal se është koha për të fjetur. Kjo ndodh sepse drita shtyp sekretimin e melatoninës, e cila ju ndihmon të flini dhe rregullon ciklin tuaj të gjumit. Plus, thotë Harris, drita stimulon trurin tuaj, duke e bërë më të vështirë relaksimin para gjumit.
Ajo prish ciklin tuaj të gjumit
Drita në dhomë mund të ndërhyjë në faza të ndryshme të gjumit, të gjitha këto janë të rëndësishme për të pushuar dhe për t'u zgjuar më lehtë, dhe përveç kësaj, gjatë gjumit, ju merrni atë që është e nevojshme për trupin tuaj. Hulumtimet e mëparshme zbuluan se fjetja me një dritë nate ndezur ndikon në ciklet e gjumit, duke rritur fazën e parë të gjumit dhe duke reduktuar fazën e gjumit të thellë.
Redukton cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit
Drita ndikon në trupin tuaj edhe kur flini. Është interesante se gjumi me ekspozim më të madh ndaj dritës së jashtme të natës shoqërohet edhe me një reduktim të kohës së gjumit sepse redukton më tej të ashtuquajturin prodhimin e melatoninës.
Të nesërmen ndiheni keq
Psikologja Harris thekson se gjumi me dritën ndezur mund t'ju bëjë të ndiheni keq të nesërmen, gjë që mund të ndikojë më tej në përqendrimin, disponimin dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Rrit rrezikun e sëmundjeve kronike
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), mungesa e gjumit është e lidhur me zhvillimin e diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe depresionit. Në një studim të vitit 2022, të rriturit e shëndetshëm që flinin me ekspozim të moderuar të dritës gjatë gjumit për një natë kishin rritje të rrahjeve të zemrës dhe rezistencë më të madhe ndaj insulinës.
/Motilokal.com
