Diferenca e temperaturës mes Evropës Veriore dhe Jugore më 14.11.2023 ishte afër 67 gradë Celsius. Evropa po përjeton vërtet diferenca të mëdha temperaturash për sezonin. Muaji ka qenë jashtëzakonisht i nxehtë deri më tani në Evropën Jugore. Rekordet janë thyer, me 33.2 gradë Celsius të regjistruar edhe në Coin të Spanjës.
Në të njëjtën kohë, në Skandinavi prej ditësh është shumë ftohtë, madje edhe për muajin nëntor, me -32.5 gradë Celsius të shënuar në Nikkaluokta të Suedisë.
Diferenca e temperaturës midis Evropës Veriore dhe Jugore ishte pra pak më shumë se 65 gradë Celsius. Diferenca të tilla ndodhin herë pas here në Evropë, por janë përjashtim dhe jo rregull. Pasojat për motin e Evropës në javët e ardhshme mund të jenë të shumëfishta, por askush nuk mund ta dijë deri në çfarë mase tani për tani.
/Motilokal.com
