Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë Shqipërinë do të sjellin mot të paqëndrueshëm këtë të premte.
E premtja parashihet me reshje shiu, në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në Shkodër dhe Lezhë priten më shumë reshje shiu dhe mundësi për vërshime të shpejta. Ndërsa në viset malore parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
Të shtunën parashihet mot i ftohtë, kryesisht me kthjellime dhe vranësira në viset malore.
Dita e fundit e javës e diela do të jetë me mot të ftohtë, kryesisht me kthjellime e diell dhe vranësira.

/Motilokal.com
