Nxehtë apo ftohtë? Ja si do të mbajë moti këtë fundjavë në Kosovë

Nxehtë apo ftohtë? Ja si do të mbajë moti këtë fundjavë në Kosovë

Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore do ta përfshinë Kosovën ditën e premte dhe fundjavë.

Moti të premten në Kosovë do të jetë i ftohtë me vranësira e reshje lokale shiu. Reshjet mund të jenë edhe në formën e rrebesheve të shoqëruara me bubullima. Do të ketë erëra mesatarisht të forta. Po ashtu në viset malore priten reshje bore dhe në ultësira. Në mëngjes parashihet prezencë e mjegullës.

Të shtunën parashihet mot i ftohtë, kryesisht me vranësira e intervale me diell dhe riga lokale shiu, të shoqëruara me erëra. Në viset malore mundësi për borë. Fjolla bore parashihen edhe në zonat më të ulëta.

E diela parashihet të mbajë mot i ftohtë, me diell dhe vranësira.

/Motilokal.com