Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe erë mesatare deri të fortë nga jugu. Në orët e pasdites nën ndikimin e valës së re me lagështirë do të ketë reshje shiu që në mbrëmje do të jenë më të bollshme. Për shkak të zbritjes së një mase ajrore dukshëm më të ftohtë, gjatë orëve të natës do të fillojë të fryjë erë e fortë veriore dhe reshjet në male e në disa vende më të larta do të kalojnë në borë, por do të dobësohen në intensitet.
Dita e shtunë do të jetë pjesërisht me vranësira dhe ftohtë me erë të shtuar herë pas here të fortë (mbi 80 km/h) nga veriu. Në vendet më të larta dhe në male do të ketë reshje të dobëta lokale bore.
E diela pritet të mbajë paradite me vranësira të pjesshme, në vendet më të larta dhe male me borë të dobët. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen.

/Motilokal.com
