Parisi thyen rekord të nxehtësisë - temperatura deri në 40.6 °C, më e larta në historinë e matjeve

Parisi thyen rekord të nxehtësisë - temperatura deri në 40.6 °C, më e larta në historinë e matjeve

Qyteti i dritave ka thyer rekordin e tij me temperaturat më të larta të regjistruara gjatë gjithë kohës. Paris sot ka shënuar temperatura më të larta, prej se kanë filluar matjet meteorologjike nga ana e njeriut, ka thënë Instituti francez për meteorologjinë.

Temperatura e regjistruar të enjten është 40.6 °C, më e lartë se ajo e vitit 1947, e cila ka qenë 40.4 °C.

Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe pjesë tjera të Europës, si Britania e Madhe, Belgjika, Holanda  Luksemburgu dhe Zvicra që mund të përballen me temperatura deri në 40°C. /Motilokal.com/