Stuhia Frederick që ka përfshirë një pjesë të Evropës me reshje shiu, ka prekur edhe Ballkani, ku edhe në Kosovë mesditën dhe orët e mbrëmjes janë regjistruar reshje të dendura shiu.
Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore pritet të sjellin edhe reshjet e para të borës në zonat e ulëta mes natës së premte dhe të shtunës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Depërtimi i masave të ftohta do të ndikojnë edhe në rënien e temperaturave nga nata e premte dhe fundjavën.
Ndërsa në viset malore parashihen më shumë reshje bore.
Motilokal.com do ju mbajë të informuar për më të rejat dhe surprizat e moti në vend, rajon dhe botë.
/Motilokal.com
