Nxehtë apo ftohtë? Ja si do të mbajë moti këtë fundjavë në Gjermani

Nxehtë apo ftohtë? Ja si do të mbajë moti këtë fundjavë në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira të shoqëruara me reshje shiu dhe erëra.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 1 deri në 6 °C. E diela parashihet me reshje shiu dhe erëra. Temperatura pritet të luhaten nga 4 deri në 11 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë intervale me diell dhe vranësira, reshje shiu priten në orët e mbrëmjes. Temperaturat do të luhaten nga 3 deri në 6 °C. E diela pritet të jetë me vranësira e reshje shiu paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët dhe erëra. Temperaturat do të sillen nga 9 deri në 12 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot me shi. Temperatura do të luhaten nga 2 deri në 7 °C. E diela parashihet të jetë me diell dhe vranësira. Termometri pritet të shënon temperatura prej 9 deri në 14 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell, ndërsa në orët e mbrëmjes priten reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 2 deri në 3 °C. Dita e diel do të mbajë mot me shiu dhe erëra. Temperatura do të lëvizin prej 8 deri në 11 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë me shi. Temperaturat do të lëvizin prej 3 deri në 6 °C. E diela parashihet mot me shi. Temperatura pritet të luhaten nga 9 deri në 11 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë pjesërisht me re e intervale me diell, ndërsa në mbrëmje priten reshje shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 4 deri në 8 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga 10 deri në 14 °C.

/Motilokal.com