Nxehtë apo ftohtë? Ja si do të mbajë moti këtë fundjavë në Zvicër

Nxehtë apo ftohtë? Ja si do të mbajë moti këtë fundjavë në Zvicër

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell, ndërsa në mbrëmje priten reshje shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 2 deri në 9 °C. E diela do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 11 deri në 14 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 2 deri në 8 °C. Dita e diel parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu gjatë paradites, pasdite me intervale me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 13 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë kryesisht pjesërisht me re e intervale me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 9 °C. Moti të dielën parashihet me shi paradite, ndërsa pasdite intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga 10 deri në 12 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 6 deri në 8 °C. Të dielën pritet mot me vranësira e reshje të mëdha shiu paradite, ndërsa pasdite intervale me diell, në mbrëmje mjegull. Temperaturat do të sillen nga 11 deri në 12 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 2 deri në 12. Parashikimi i motit për të dielën pjesërisht me re e intervale me diell. Temperaturat do të luhaten nga 3 deri në 14 °C

/Motilokal.com