Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë natës reshjet e shiut kanë vazhduar në të gjithë vendin. Në Korçë-Dardhë në lartësinë mbi 1200 metra dhe në Ura e Zapodit-Shishtavec në lartësinë mbi 700 metra ka pasur reshje bore me intensitet mesatar.
Sipas ARRSH-së grupet e punës së mirëmbajtjes kanë qenë gjatë gjithë natës në terren duke punuar për pastrimin e akseve nga dëbora dhe rënia e gurëve në trup të rrugës si në Elbasan–Qafë Thanë, Kukës-Krumë tashmë të gjitha akset janë pastruar dhe lëvizja e mjeteve kryhet normalisht.




/Motilokal.com
