Po përgatiteni për fillim të javës? Ky është parashikimi i motit në Shqipëri

Po përgatiteni për fillim të javës? Ky është parashikimi i motit në Shqipëri

Depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që tashmë kanë përfshirë Shqipërinë do të vazhdojnë të ndikojnë gradualisht në kushtet klimatike edhe gjatë javës në vijmë.

Moti të hënën do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Situata meteorologjike pritet të ndryshon ditën e martë, ku parashihet mot me vranësira, reshje shiu, në formën e rrebesheve e stuhive dhe borë në alpe dhe zonat malore.

Edhe të mërkurën parashihet mot me rrebeshe shiu e stuhi dhe reshje bore në alpe e zonat malore.

/Motilokal.com