Po përgatiteni për fillim të javës? Ky është parashikimi i motit në Kosovë

Po përgatiteni për fillim të javës? Ky është parashikimi i motit në Kosovë

Depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që tashmë kanë përfshirë Kosovën do të vazhdojnë të ndikojnë gradualisht në kushtet klimatike edhe gjatë javës në vijmë.

Ngritje e lehtë e temperaturave parashihen mesditën e së hënës, ndërsa mëngjeset dhe mbrëmjet priten të jenë ftohta dhe mundësi për ngrica. Gjatë ditës së hënë do të kemi mot me diell dhe vranësira.

Ditën e martë do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell gjatë paradites, nga mesdita priten reshje shiu. Në viset malore priten reshje bore.

E mërkura parashikohet të jetë me mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe erëra.

/Motilokal.com