Kapela e Napoleonit shitet me çmim marramendës

Kapela e Napoleonit shitet me çmim marramendës

Një kapele e veshur nga perandori Napoleon Bonaparte, i cili sundoi Francën midis viteve 1804 dhe 1815, u shit për 1.9 milionë euro në një ankand në Paris.

Me dy palosje anash, i bërë nga kastor i zi, vlerësohet të jetë me vlerë midis 600,000 dhe 800,000 euro, raportoi BBC.

Përveç kapelës, në ankand përfshihen edhe sende të tjera personale që i përkasin Napoleonit.

Jean Pierre Osenat, i cili organizoi ankandin, tha: “Njerëzit kudo do ta njihnin këtë kapele. Nëse do ta shihnin në fushat e betejës, do ta dinin se Napoleoni ishte atje.”

Nga ana tjetër, thuhet se Napoleoni kishte rreth 120 kapele të këtij lloji, por vetëm 20 prej tyre kanë mbijetuar deri më sot. Personi që bleu kapelën nuk doli përpara.

/Motilokal.com