Një metër borë ra për 30 orë në këtë vend të Evropës, pamje janë magjike

Një metër borë ra për 30 orë në këtë vend të Evropës, pamje janë magjike

Reshje të dendura bore ranë fundjavën që lëmë pas në rajonet malore të Austrisë, ku bora arriti një metër në Arlberg në vetëm 30 orë. Pamjet që na vijnë nga rrjetet sociale janë vërtet mbresëlënëse, ku banorët dhe vizitorët shijojnë peizazhin e bardhë në zonat malore të vendit.

Arsyeja e reshjeve kaq të mëdha të borës në malet e Austrisë ishte një front i ftohtë nga Oqeani Atlantik i kombinuar me erërat e forta veriperëndimore nga pjesët veriore të Alpeve, të cilat favorizuan një rënie të mprehtë të temperaturës nga pasditja e së enjtes 16 nëntor, e cila rezultoi në një sasi të madhe bore që binte brenda disa orësh, veçanërisht në malet e Austrisë perëndimore.

Mirëpo, reshje bore janë regjistruar edhe në Alpet bavareze, edhe nën 1000 metra lartësi, pasi në zonat gjysmë malore ka pasur akumulime të konsiderueshme të borës nga lartësia 800 deri në 900 metra mbi nivelin e detit, ndërsa nga lartësia 1200 metra dhe në Austri, gjithçka është e veshur me të bardha.

/Motilokal.com