Ky shpend fluturoi nga Shqipëria për kaq orë pa ndalesë për të arritur në Afrikë

Ky shpend fluturoi nga Shqipëria për kaq orë pa ndalesë për të arritur në Afrikë

Qendra për Studimin dhe Ruajtjen e Shpendëve të Shqipërisë përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se individi i sqepbizës që u pajis me gjurmues satelitor në Lagunën e Nartës në javën e fundit të qershorit 2023, filloi shtegtimin javën e fundit të gushtit 2023, ku me një fluturim prej 6.5 orësh arriti në bregdetin lindor italian dhe u ndal në Kriporen Il Monte, ku qëndroi për afro 3 muaj, deri në javën e 2-të të nëntorit 2023.

“Më datë 11.11.2023 në orën 17:26, shpendi filloi fluturimin pandërprerë shtegtues drejt Afrikës. Në të njëjtën datë në 22:26, shpendi arriti në bregun perëndimor të Italisë dhe më pas vazhdoi të fluturonte drejt Sicilisë dhe arriti në Palermo të nesërmen në orën 06:26, pas një udhëtimi të gjatë prej 8 orësh. Sqepbiza nuk ndaloi në Sicili, por vazhdoi drejt Afrikës, ku më në fund u ndal në një liqen të cekët të kripur në afërsi të qytetit të Monastirit në Tunizi në orën 21:56, pas një fluturimi 28.5 orësh pa ndalesë”, thuhet në njoftim.

Këto rezultate janë shumë interesante, duke mos treguar vetëm aftësinë e këtij shpendi për të kryer fluturim aktiv për një kohë kaq të gjatë pa u ndalur, por edhe më interesante pasi tregojnë rrugën e shtegtimit.

/Motilokal.com